#tvora #rtvoranews
Një ndër fitueset e mastershef Turqia ka ardhur në Shqipëri për të promovuar ëmbëlsirat e ndryshme. Ebru Baibra Demir demonstroi përpara të pranishmëve përgatitjen e sheqerpares.
Kuzhinierja speciale nga Turqia Ebru Baibra Demir surprizoi me ëmbëlsirat e saj në një workshop të organizuar prej ambasadës turke në Tiranë mbi traditën otomane.
Politikanë, përfaqësues të medias, e shumë miq kanë shijuar jo vetëm gatimet.
Bashkëshortja e ambasadorit turk Aishegyn Jork, këshilloi të gjithë njerëzit të hanë ëmbëlsira që të flasin ëmbël.
Aishegyn Jork: Ne frymëzohemi nga puna udhërrëfyese e zonjës Emine Erdogan, bashkëshortes së Presidentit tonë për ti shtrirë vlerat kulturore të Anadollit në një rrafsh global. Edhe ne në kuadrin e veprimtarive tona në fushën e diplomacisë gastronomike vazhdojmë ti kujtojmë dhe ndajmë me motrat dhe vëllezërit shqiptarë kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta në gastronomi. Në gjuhën turke ka një shprehje kuptimplotë "të hamë ëmbëlsira dhe të flasim ëmbël".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mastershefja-turke-vjen-ne-shqiperi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp