VLORE- Pëllumb Petritaj, njeriu që është marrë disa herë i pandehur nga prokuroria për ?Falsifikimin e dokumenteve?, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Vlorës dhe ?Pastrim parash?, është dënuar me 5.4 vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi është dhënë në 21 janar nga gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluçi, ndërsa prokuror i çështjes penale, ka qenë Albert Kuliçaj, person ky që në 21 dhjetor 2019, iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli në makinën e parkuar shumë pranë banesës në Vlorë. Dënimi me 5.4 vite burgim për Pëllumb Petritaj është i dyti, pasi në muajin prill 2018, Petritaj, është dënuar sërish nga gjykata e Vlorës me 3 vite burgim për akuzën e ?Falsifikimit të dokumenteve? me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit.