Zaev apel per ligjin e Prokurorise Publike

2020-01-24 2

Edhe pse nuk është kusht për fillimin e negociatave me BE-në, megjithatë përfaqësuesit e lartë evropianë në periudhën që shkoi ligjin për Prokurori Publike e përmendin gjithnjë e më shpesh, duke theksuar se është e nevojshme që të miratohet në përbërjen aktuale të Kuvendit. Ish-kryeministri Zoran Zaev pret përparim në negociata.

?Shpresoj te grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të opozitës, maqedonase, shqiptare, të të gjitha partive politike, me qëllim që të arrijmë nëse është e mundur konsensus, nëse jo, të paktën dy të tretat e votave për këtë ligj?, tha ai

Nga VMRO-DPMNE sot kërkuan që në bisedimet për ligjin për Prokurori Publike të kyçen ekspertë dhe faktori ndërkombëtar.

?Të heqim dorë nga kërkesat, kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo që e kërkojmë ka të bëjë me zbatimin e propozim-ligjit, më tutje edhe të ligjit. VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në negociata vetëm nëse merr pjesë edhe opinioni profesional, por edhe përfaqësues të faktorit relevant ndërkombëtar?, u shprehën nga pala tjetër.

Edhe zyrtarisht Kuvendi do të shpërndahet më 12 Shkurt, ndërsa miratimit të ligjit i paraprin procedura parlamentare para votimit përfundimtar, për çka sipas kompetentëve është e palejueshme zvarritja e mëtutjeshme e kësaj çështje. Në takimin e sotëm ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.

Tv Klan