Nëse jo nga bora, ky dimër do të mbahet mend për ndotje enorme të ajrit. Të paktën, kështu thonë indekset e matjes së cilësisë së ajrit, që vendin tonë e rendisin në majat e listave botërore të ndotjes. Mbrëmë shifrat ishin të larta në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Por, numri ?dy? i Ekologjisë Jani Makraduli tha se nuk është tejkaluar limiti, se masat merren sipas indeksit të sistemit të monitorimit të ajrit.