Kina ka hyrë në izolim sot pasi autoritetet dhe bizneset po përpiqen të mbyllin pikat turistike dhe sistemet e transportit publik në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz. Në një kthesë drastike të ngjarjeve, një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur pasi autoritetet po përpiqen të ndalojnë përhapjen e koronavirusit në mes të frikës, madje 10.000 tashmë janë infektuar me virusin vrasës. Të paktën 14 qytete, shtëpi për rreth 41 milion njerëz, raportohet se kanë kaluar në një formë të bllokimit në dy ditët e fundit, me ndalimin e transportit publik dhe mbylljen e rrugëve. Masat izoluese vijnë në kohën e përgatitjeve për të shënuar Vitin e Ri Kinez, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e këtij vendi. Miliona persona tradicionalisht udhëtojnë në shtëpi për këtë festë, mirëpo në provincën Hubei nuk do të ketë festime. Përveç Kinës, virusi është duke u shpërndarë edhe në Singapor, Vietnam dhe një rast është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara.Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut i ka paralajmëruar sot qytetarët që udhëtojnë në Kinë për rrezikun e virusit.