#rtvora #oranews
Partia Socialiste do të presë hetimet e SPAK për të vendosur nëse do të shkarkojë apo jo kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.
Në një prononcim për median kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla përshëndeti SPAK për fillimin e hetimeve dhe nënvizoi se sapo SPAK të ketë ngritur akuzë, reagimi do të jetë i ashpër.
Taulant Balla: ?Dua të përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë për të qartësuar çdo lloj mëdyshme. Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes. Mezi presim sapo prokuroria të ketë ngritur akuza të caktuara padyshim që reagimi ynë do të jetë i ashpër.
Si çdo qytetar i Bulqizës apo i mbarë Shqipërisë, për një rast të tillë ndjejmë neveri, nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri kur parti të caktuara politike përdorin videomontazhe për të dëmtuar imazhin e krahut tjetër të politikës. Por le tia lëmë prokurorisë nëse prokuroria vërteton cdo lloj akuze dënimi do të jetë maksimal për këdo."
Çfarë e pengon duke mos e lënë në detyrë ?
Taulant Balla: Sapo prokuroria të ngrejë një akuzë qëndrimi ynë do të jetë i ashpër por dhe dënimi duhet të jetë i ashpër
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/video-me-kryebashkiakun-e-bulqizes-dhe-kokaine-balla-nese-vertetohet-e-neveritshme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp