Realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj nga niveli i porcionit të tretë duodenal

2020-01-24 3

Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë).


Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo.



Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden nuk arrihet të evidentohet prezenca e trupit të huaj pra e gjilpërës, por duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal (në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë), mjeku arrin të evidentojë trupin e huaj dhe me ndihmën e ?grasping forceps? arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hygeia#Duodenal#TopChannel