Report TV - Voda: Kemi propozuar ngritjen e një komiteti për monitorimit e emigracionit!

2020-01-24 0

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha gjatë fjalës së saj në Komisionin e Integrimit ka propozuar një komitet për monitorimin e situatës së emigracionit nga vendi ynë. Voda tha se ky komitet duke parë trendet përgjatë vitit do të sugjerojë një strategji për uljen e këtij fenomeni.

"Kjo nuk është një çështje vetëm e qeverisë. As e parlamentit. Është e të gjithëve. Ministria e Brendshme luan një rol kyç sa i përket menaxhimit të lëvizjes së shqiptarëve. Lëvizjes migratore janë drejtuar kryesisht drejt vendeve të BE dhe ka për qëllim kërkimin e azilit në zonën Shengen. Një prirje tjetër që vërehet është ajo e emigrimit të miturve të pashoqëruar. Mbetet sfidë përballja me këtë fenomen. Sipas Eurostat, rritja deri tani nuk është 16% por 10%. Unë do të thoja se vëmendja e qeverisë nuk ka munguar. Ne, si ministri propozuam qeverisë për të ngritur një grup pune për të menaxhuar emigracionin. Ne kemi filluar punën për të ngritur sekretariatin teknik dhe jemi në konstituimim teknik të kësaj strategjie. Do të kemi një komitet që drejtohet nga zv. ministri i brendshëm dhe në përbërje ka ministra. Ky komitet në fund të çdo viti duke parë edhe trendet e emigrancionit do të sugjerojnë strategji për të sjellë një ulje të largimit të shqiptarëve dhe për t'i orientuar një emigracioni të rregullt pasi nuk mund ta ndalojmë si fenomen. Duhen kryer kontrolle në pikat kufitare. Kontrollet janë shtuar vitet e fundit, kjo e pasqyruar edhe me rënien. Duhet forcim i kontrolleve. Numri i personave të kthyer që nuk kanë plotësuar dokumentacionin ka qenë në rritje deri në vitin 2018, është ulur në vitin 2019. Është një vlerë shtuar. Kemi një ulje të azilkërkuesve në Gjermani. Franca është një nga vendet që ka një legjislacion miqësor. Ata nuk ndajnë informacione pasi një pjesë menaxhohet nga institucione jo shtetërore që janë pak hermetikë. Një thirrje tjetër është ajo për të rritur operacionet për të kthyer shqiptarët", tha Voda.