Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ky është Amfiteatri i Durrësit, i ndërtuar në shekullin e II të erës sonë. Amfiteatri njihet si një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Por ja si është katandisur ky monument i lashtësisë. Dikur pikërisht këtu gladiatorët trima ndesheshin me njëri-tjetrin ose me luanët, ndërsa sot kullosin qetësisht dhentë.
Këtu kuptohet që është amfiteatër vetëm prej pllakatës së vendosur sepse rreth e qark nuk ekziston asnjë ciceron për të të udhëhequr e për të shpjeguar gjithçka. 18 shekujt bashkë grabitjet e shkatërrimet nga dora e njeriut vetëm se përforëcojnë idenë se të parët tanë ilirë kanë qenë ndërtues të zotë.
Ndërtimi i tyre ende vazhdon të qëndroj në këmbë, brenda mureve kanë mbetur shumë pak sende të luajtshme. Prandaj mjafton vetëm një zonjë që edhe pastron edhe ruan pellgjet me ujë. Megjithatë shpresat nuk duhen humbur, përsëri nën dhe mbeten monumente antike./tvklan.al