Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sot Kryegjyshata botërore hapi dyert për besimtarët bektashinj për të festuar ditën e Ashures. Kjo festë shënon fundin e 10 ditëve të zisë në përkujtim të dëshmorëve të Qerbelasë. Në fillim të ceremonisë kryegjyshi botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi bëri thirrje për dashuri dhe respekt. Paqja dhe puna mund të respektojnë vetveten shtoi ai.
Një lutje të veçantë kryegjyshi botëror drejtoi për shqiptarët duke thënë ?Zot i madh, ruaje dhe mbroje kombin shqiptar të mos prishet e të mbetet i gjallë për jetë, i respektuar dhe i qytetëruar?.
Haxhi Dede Reshat Bardhi:- ?Ju uroj gjithë besimtarëve një paqe, një bashkim, një vllazëri për njëri-tjetrin. Zoti i dhëntë paqe, bashkim, vllazërim për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen?.
Bashkë me besimtarët e ardhur nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe bota aleviane, ditën e ashures e uruan dhe personalitete të larta të shtetit dhe politikës. Presidentit të republikës Mejdani, kryeministrit Meta dhe ministrit të Kulturës Rama, autoritetet bektashiane kërkuan që institucionet e tyre fetare të kthehen në monumente kulture, për hirë të besimit të respektohet tradita dhe arkitektura e këtyre ndërtimeve. Të kthehen trojet e tyrbeve dhe teqeve.
Kryetari i PS Nano ka mbrritur i vetëm dhe si fillim ka pyetur për shëndetin e baba Rshatit. Besoj se s?ka dhënë urdhër Zoti ka pyetur Nano për ata njerëz që kanë bindje të ndryshme politike që të mos duan zotin njësoj.
Fortlumturia e tij Janullatus duke uruar dhe përshëndetur baba Reshatin është shprehur se dashuria është sekreti i të dyja feve. Vizitat kanë vazhduar më tej me personalitete të tjera, për tu mbyllur me kryetarin e PD Berisha./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti