Pikërisht kur mendohej se dy blloqet politike, LSDM dhe VMRO-DPMNE, kthehen në tryezën e negociatave rreth tekstit më të ri të propozim-ligjit për Prokurori Publike, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se dispozitat më të reja për partinë e tij janë të papranueshme.
?Edhe ky ligj praktikisht gjatë procedurës dëshiron ta legalizojë atë që jo ligjërisht është bërë, përkatësisht bartjen e proceseve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike. Ta kemi të qartë, ligj me të cilin amnistohet krimi as nuk negocioj, as nuk pranoj.?
Ish-Kryeministri dhe Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se ligji është përpiluar në koordinim me BE dhe SHBA-të. Sipas tij, lideri i VMRO-DPMNE-së po punon me direktiva nga Budapesti.
?Vetë ligji është krijuar që politikanët të mos emërojnë prokurorë, të jetë zgjidhje strukturore, zgjidhje sistematike, larg nga duart e politikanëve, në funksion të përforcimit të pavarësisë dhe reformave në sistemin gjyqësor. Me këtë ligj garantohen të gjitha rastet aktuale, fazat para hetimore të filluara, hetimet dhe të ngjashme, pa marrë parasysh me kë kanë të bëjnë.?
Dy partitë rivale nuk shfaqin optimizëm se deri më 12 Shkurt do të miratohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike. Grupet e punës duhet të takohen deri në fund të javës, por epilogu mbetet i paqartë duke marrë parasysh se palët nuk heqin dorë nga ?linjat e kuqe?.
Tv Klan