Meta i shkruan komisionit: Mos e besoni mazhorancën - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca dhe presidenti i republikës Ilir Meta do te përplasen per te dyten here ne Komisionin e Venecias. Pasi parlamenti i kerkoi nje opinion eksperteve per procesin e zgjedhjes se anëtareve te Gjykatës Kushtetuese duke adresuar edhe 6 pyetje, kreu i shtetit i ka dërguar Venecias nje leter prej 46 faqesh ku hedh poshtë argumentet e mazhorances.Nga shqyrtimi i përmbajtjes së kësaj kërkese, konstatohet parashtrimi i njëanshëm i fakteve dhe rrethanave nga Kuvendi. Të dhënat thelbësisht të shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit orientojnë një lexim të gënjeshtërt të situatës. E gjithë kjo bëhet në keqbesim me qëllimin për të shtyrë Komisionin e Venecias në nxjerrjen e konkluzioneve jo të drejta që më pas të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca.Kryetari i shtetit ka sqaruar te gjithë procesin e zgjedhjes se anëtareve te Gjykatës Kushtetuese, duke filluar nga bllokimi i Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi per dy vjet, tek vlerësimi dhe renditja e kandidateve nga ky këshill, padia ndaj Ardian Dvoranit, rezoluta e parlamentit e deri tek komisioni parlamentar per shkarkimin e tij, i cili do te hetoje tashme edhe procesin e zgjedhjes se anëtareve te Gjykatës Kushtetuese. Duke pasur parasysh kete tablo, presidenti I ka adresuar 38 pyetje eksperteve te Venecias.Në rastet kur qeveria dhe parlamenti janë një, dhe kur Presidenti është i vetmi aktor institucional jashtë tutorialit të qeverisë: A përbën zgjerimi i objektit hetimor për shkelje të pretenduar të ligjit (dhe jo të Kushtetutës) rritje të rrezikut eminent për të emëruar politikisht anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vetëm nga një parti, pra vetëm nga një aktor politik?Ne menyre specifike kreu i shtetit ka kërkuar opinionin e Komisionit te Venecias per rastin e Arta Vorpsit, e cila u shpall anëtare e Gjykatës Kushtetuese per shkak se presidenti i republikës nuk u shpreh brenda 30 ditëve.Sipas praktikës kushtetuese europiane, a është e pranueshme që përmes keqinterpretimit të mekanizmit zhbllokues, Presidentit t?i rrëmbehet kompetenca kushtetuese për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ai ka shprehur vullnetin në vazhdimësi e në mënyrë të dokumentuar se do ta ushtrojë këtë kompetencë?Ne muajin nentor te vitit te kaluar u zgjodhën 5 anetare te Gjykatës Kushtetuese, per 4 vende vakante. Konflikti nisi pasi kreu i shtetit pezulloi procesin e zgjedhjes se nje anëtari, vendim qe u injorua nga institucionet e tjera dhe Arta Vorpsi u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti vendosi te mos e njihte zgjedhjen e Vorpsit, e cila realizoi betimin para nje noteri. Nga ana tjetër kreu i shtetit zgjodhi Marsida Xhaferllarin ne Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i presidentit nuk u njoh nga mazhoranca e cila vendosi qe ta hetoje Ilir Meten edhe per kete çështje. Ne dhjetorin e 2019 parlamenti iu drejtua komisionit te Venecias me 6 pyetje te cilave iu shtohen tani edhe...

Free Traffic Exchange