Përgatitja e Ashures në Kryegjyshatë - (15 Prill 2000)

2020-01-23 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo dhomë hapet vetëm një herë në vit. Vetëm për ditën e Ashures. Këtu pasi lahen e pastrohen mirë kazanët e medhenj bëhen gati për gatimin e ëmbëlsirës tradicionale. Sipas bektashinjëve ashurja është përdorur shumë herët si gatim ritual edhe nga profeti Musa. Baza e kësaj ëmbëlsire është gruri, ndërsa në vend të sheqerit përdoret mjalti.

Sipas njrëzve të fesë bleta shëtit në 72 lloj lulesh për të mbrojtur prodhimin e saj. Gjithashtu në ashure hidhen 17 lloj frutash. Gjatë orëve të përgatitjes së ashures besimtaret shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në një lloj riti të caktuar.

E veçanta e kësaj ceremonie ishin këto gra të moshuara që kishin ardhur enkas nga Kruja. Për orë të tëra ato i këndonin Imam Aliut dhe ngjarjes së Qerbelasë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti