Klientet shqiptarë vetëm shërbimet bazë në banka - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Karta e debitit është produkti që përdorin më së shumti qytetarët në sistemin tonë bankar.Ky shërbim nënkupton një llogari rrjedhëse ku shqiptarët marrin pagën.Më pas është karta e kreditit që më së shumti përdoret nga moshat e reja dhe të vetpunësuarit, ndërsa produkti I tretë janë llogaritë e kursimeve.Edhe pse shërbimet që ofrojnë bankat janë të shumëllojshme, më pak se 40 % e popullatës përdorin shërbimet bazë.Këto janë konkluzinet e dala nga një anketim I kryer, ku rezulton se 44 % e të anketurave përdorin karta debiti dhe 20 % karta krediti. Ndërsa 4 % të qytetarëve përdorin letrat me vlerë të qeverisë.Bazuar në këtë annketim, rezulton se 91% e të pyeturve shkojnë në degët e bankave për të mbaruar punë, fakt ky që tregon se shërbimet on line që ofrojnë ato përdoren nga një pakicë e vogël e popullatës.Studimi tregon se bankat përbëjnë industrinë me besueshmërinë më të lartë se insitucionet e tjera.