Ligji i Fesë/ Kryeministri Markoviç i ofron bisedime Kishës Ortodokse Serbe

2020-01-23 0

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic deklaroi se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me mitropolitin Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në lidhje me Ligjin për liritë fetare që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në vend.


Amfilohije e kundërshton ashpër legjislacionin që e sheh si përpjekje të shtetit malazez për të konfiskuar pronat e Kishës. Kreu i ekzekutivit e bëri të qartë se ligji nuk do të tërhiqet, dhe se për Kishën, mundësia e vetme për ta sfiduar atë do të jetë Gjykata Kushtetuese.

Ai shprehu vullnet vetëm për të vazhduar diskutimet, ndërsa nuk la pa i fshikulluar protestat e shpeshta kundër ligjit, të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe në të gjithë Malin e Zi, për të cilat tha se janë kthyer në një përballje me institucionet shtetërore. ?Këto sulme dhe kjo propagandë po kryhen jo vetëm nga aktorët brenda vendit, por edhe nga aktorët më drastikë dhe brutalë të Serbisë fqinje?, tha Markovic.

Sipas shefit të ekzekutivit, marrëdhëniet mes Podgoricës dhe Beogradit janë në nivelin më të keq të mundshëm që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi, në 2006-tën. Në bazë të ligjit të miratuar në parlamentin malazez në fundin e muajit dhjetor, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë pronësinë mbi pasurinë e përpara vitit 1918 ? në të kundërt, asetet do të konsiderohen pronë e shtetit. Pikërisht në atë vit, Mali i Zi, me shumicë të krishterë ortodokse, iu bashkua Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, çka bëri që Kisha Ortodokse Malazeze të përvetësohej nga Kisha Ortodokse Serbe dhe të humbiste të gjithë pronat e saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DushkoMarkovic#Amfilohije#TopChannel