Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ndonjë zonjë në qeveri, një tjetër me veturë apo me celularë nuk tregojnë se gruaja ka arritur dinjitetin e mjaftueshëm në shoqërinë shqiptare. Dhuna në familje, divorci dhe pensionet për fëmijet deri tani trajtohen sipas ligjeve të vjetra. Për herë të parë gratë juriste kanë diskutuar sot në seminar për ndryshimet e nevojshme në ligj në mbrojtje të femrës, sugjerimet e tyre do ti përcillen grupit të punës që po merren me ndryshimet e kodit të familjes./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti