Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Forcat italo-shqiptare të misionit Guardia di Finanza ndaluan në gjirin e Vlorës gjatë natës së mbrëmshme 7 gomone me 210 klandestinë në bord. Burime të sallës operative të këij misioni dislokuar në portin e Durrësit bënë të ditur se nga ora 18:45 e ditës së djeshme dy motovedeta me patrullim italo-shqiptar zbrapsën 7 gomone me 210 klandestinë me destinacion brigjet italiane.
gjirin e Vlorës
Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se dhe pranë brigjeve të Brinizit motovedetat e patrullimit të Guardia di Finanzas zbrapsën drejt brigjeve shqiptare 2 gomone me rreth 60 persona në bord. Ndërsa operacionet e shumta në të gjithë bregdetin e italisë jugore bënë të mundur sekuestrimin e katër gomoneve dhe të një motoskafi.
Gjatë këtyre operacioneve bëhet e ditur se u arrestuan 6 skafistë si dhe u ndaluan 32 klandestinë shqiptar, kosovar dhe kurd./tvkaln.al
Gazetare ? Mirela Milori