TIRANE- Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria pas publikimit të videos, ku Partia Demokratike aludon se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë. Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij. Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.