TIRANE- Pas publikimit të raportit të KLSH-së lidhur me tregtimin e midhjeve të pacertifikuara, shefi i sektorit të Akuakulturës Enton Spaho, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se do të shtohen kontrollet me synim përmbushjen rekomandimeve të BE për çeljen e eksportit në vendet e saj.
Spaho tha se ka pasur raste që janë evidentuar me shkelje për të cilët është propozuar heqja e licencës.