FIER - Rritet me 200 lekë çmimi i biletës për të vizituar parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shkuar nga 400 në 600 lekë. Për të dielën e fundit në çdo muaj dhe ditët e festave dhe për fëmijët deri në moshën 12 vjeç bileta jepet falas.
Sipas drejtoreshës së Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj, rritja e çmimit të biletave është bërë për të përballuar mirëmbajtjen e parkut.