Bllok bota Elian Gonzales, Greqi Simitis - (14 Prill 2000)

2020-01-22 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Odiseja e vogëlushit kubanez Elian nuk ka mbaruar. Ultimatumi i vendosur dje nga autoritetet amerikane sipas të cilit Eliani duhej të nisej drejt Uashingtonit deri në orën 14 dështoi. Familjarët e tij e kanë mbajtur të mbyllur në shtëpi, ndërsa mijra kubanez që jetojnë në amerikë rrethuan shtëpinë e Elianit, duke krijuar një zinxhir njerzor për mos lejimin e takimit të tij me të atin. Babai i Elianit Huan Gonzales ka pritur të birin por nuk i ngelet gjë tjetër veçse të hesht. Gjykata e Apelit në Atlanta e ka shtyrë edhe dy ditë çështjen Gonzales.

Quhet Genoma njerzore. Janë tre kromozome të cilat po studiohen në laboratorët e mjeksisë amerikane. Ndërhyrja shkencore e arritur tashmë në këto tre kromozome do të sjellë luftimet e sëmundjeve të diabetit, arteriosklerozës, si dhe ndaj kanceri të gjirit. Ditën e djeshme pas shumë përpjekjesh shkenctarët italianë arritën të zbulojnë Genomën njerzore.

Kryeministri socialist grek Kostas Simitis deklaron se pret nga qeveria e tij rezultate të dukshme. Ne nuk jemi thjesht drejtues, në kemi një program konkret. Misioni ynë është që Greqia tashmë në parapojë të BE ka deklarur ai. Kabineti i ri që ka vulën e kryetarit të tij u emërua tre ditë pas zgjedhjeve legjislative./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Free Traffic Exchange