Report TV -Pastrimi i parave/ Moneyval: Shqipëria ka bërë progres në vitin 2019!

2020-01-22 0

TIRANE- Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon luftës ndaj parave të pista dhe ka marrë masat e nevojshme kundër Financimit të Terrorizmit, referuar raporti përfundimtar të MONEYVAL për vitin 2019. Në një raport paraardhës Moneyval ngriti shqetësimin se në kontrollin e institucione nuk përfshiheshin ndërmarrje që kishin lidhje me persona ose entitete të caktuara apo edhe fakti që nuk ishte zbatuar ngrirja e pasurive për personat të dyshuar për veprimtari të tilla të paligjshme. Por tashmë sipas raportit Shqipëria ka adresuar mangësitë duke ndryshuar ligjin "Për Masat kundër Financimit të Terrorizmit", duke përfshirë në kontroll ndërmarrjet që kanë lidhje me persona ose entitete të caktuara, po ashtu rishikimet në legjislacion sigurojnë që të gjithë personat fizikë dhe juridikë që janë brenda vendit janë të detyruar të ngrinë, pa vonesë dhe pa njoftim paraprak, fondet ose pasuritë e tjera.