Kuvendi hap dyert për qytetarët: 'Emocion i veçantë, nga televizori duket më e madhe'

2020-01-22 0

TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, gjatë ditës së sotme, dyert e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë të hapura për qytetarët. Ata do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit. Po ashtu gjatë ditës së sotme do të shfaqet edhe një dokumentar, ku do të tregohet veprimtaria e këtij institucioni përgjatë 100 viteve.

?Është hera e parë që vizitoj sallën parlamentare, është një emocion i veçantë. Përshtypja e parë, nga televizori duket goxha më e madhe ndërsa këtu është goxha më e vogël më e mbledhur, shumë më funksionale. Erdha për të parë sallën ku merren vendimet e njerëzve, nga kureshtja më shumë. Kërkesa ndaj deputetëve është që të dëgjojnë sa më shumë njerëzit, të merren me njerëzit më shumë.