Lirimi i “te forteve” nga burgu

2020-01-22 2

Lirimi i Endrit Dokles me vendim të Gjykatës së Krujës, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka rikthyer debatin në Komisionin e Sigurisë.

Lefter Maliqi, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, aktualisht deputet i opozitës, i kërkoi llogari ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, teksa veshi me përgjegjësi qeverinë e cila sipas tij është kthyer në një KÇK.

Por ministrja Gjonaj thotë se përgjegjësia është vetëm e gjykatave, pasi prej 2018 janë marrë masa që drejtorët e burgjeve të mos kenë të drejtë të nxjerrin raporte për të dënuarit pa miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe vetë ministres.

Zgjidhjen për të mos patur raste të tjera, ajo e sheh tek organet e reja të drejtësisë që kanë detyrimin të inspektojnë punën e togave të zeza.

Ministrja e Drejtësisë reagoi publikisht pas lirimit të Endrit Dokles, duke kërkuar pezullim dhe procedim penal për gjyqtaren e çështjes në Gjykatën e Krujës, Enkeleda Hoxhën.

Tv Klan

Free Traffic Exchange