Rrezohet dekreti i Metes per “anti-shpifjen”

2020-01-22 0

Dekreti i Presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komunikimet elektronike, ka përplasur në Kuvend mazhorancën dhe institucionin e Kreut të Shtetit.

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit argumentoi se edhe ky ligj, sikundër ai për mediat audiovizive bie ndesh me Kushtetutën, lirinë e medias dhe nuk është në harmoni me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi e kthen AKEP-in në një vjelës gjobash.

?AKEP-it i jepet kompetencë të zbatojë vendimet e AMA-s, si segmenti i fundit i marrjes së masës administrative që nuk është transparente që ta ndeshkoje me gjobë 1 milion Lekë të reja median duke u kthyer në mjet arbitrar dhe goditës i fjalës së lirë?, tha Bledar Dervishaj, këshilltar i Presidentit Ilir Meta.

Por socialistët argumentuan se kufiri i gjobave që duhet të vendosë AKEP-i është deri në 1 milion Lekë, dhe se ky titull ekzekutiv nuk është një kompetencë e re që i është ngarkuar me ligjin e ri këtij autoriteti.

?Arsyetimi i Presidentit thotë që AKEP-it i jepet kompetencë të ndëshkojë me gjobë 1 milion Lekë. S?është e vërtetë?, u përgjigj deputeti socialist Ilir Beqja.

Një ndërhyrje e përfaqësuesve të Presidencës zbuloi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese lëvizjen e radhës së mazhorancës, e cila ka dërguar në ?Venecia? për opinion ligjin për Mediat Audiovizive, pjesë e paketës Anti-Shpifje.

Marsi është edhe afati se kur pritet që ?Venecia? të japë një opinion për ligjin tjetër të atakuar nga Presidenti si anti-kushtetues. Ndërkohë që mazhoranca e rrëzoi dekretin për ligjin e Komunikimeve Elektronike, pjesë e paketës anti-shpifje.

Tv Klan