PD: Kryebashkiaku i Bulqizes u filmua duke marre droge

2020-01-22 10

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën, si përdorues të lëndëve narkotike.

Në këtë denoncim ajo u referohet fotove të publikuara në media, ku shfaqet një person, që sipas selisë blu, është duke konsumuar kokainë në një lokal.

?Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e Kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike?, tha ish-deputeti Ervin Salianji.

Disa media raportuan se kryebashkiaku i Bulqizës i ka mohuar akuzat, por ai nuk ka reaguar ende publikisht.

Lefter Alla është zgjedhur si kryetar Bashkie nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit të kaluar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange