TIRANË - Presidenca nuk tërhiqet nga shfuqizimi i ligjit për teatrin dhe i kërkon gjykatës kushtetuese të shpallë sa më shpejt një vendimmarrje në lidhje me pezullimin e këtij ligji deri në formimin e trupës gjykuese për ta shqyrtuar në seancë publike pasi prishja e teatrit do të sillte pasoja të parikuperueshme.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht vërejtjet e presidencës depozituar një ditë më parë në kushtetuese ku ndër të tjera thuhet se:?Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar?, i miratuar nga Kuvendi në datë 05.07.2018 dhe në datë 20.09.2018: nuk është në përputhje me parimet kushtetuese; bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; bie ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar; bie ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit; në thelb, dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurrencën e lirë dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të ?barazisë përpara ligjit? dhe ?lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve?, duke cenuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës; Më tej presidenca në vërejtjet e saj shton se ky ligj ?cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të ?decentralizimit? dhe ?autonomisë vendore?, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; bie në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore; cenon parimin e sigurisë juridike lidhur me ushtrimin e të drejtave pronësore mbi të drejtat private të pronësisë; nuk garanton mbrojtjen e pronës publike; Ndalur tek fatura ekonomike e këtij ligji presidenca thotë se paraqet mangësi dhe paqartësi të theksuara në aspektin e leverdisë ekonomike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për abuzim me pronën publike dhe cenimin e interesit publik".