Fier/ Banorët e Povelçës protestë kundër OSHEE: Faturohemi më shumë! Luan Baçi: Po vidhen

2020-01-22 0

Banorët e Povelçës në Fier protestuan sot kundër faturave të energjisë elektrike  që sipas tyre është një abuzim nga OSHEE. Ata shprehen se u kanë ardhur fatura 'afrofe' nga OSHEE dhe janë shumë më tepër nga ajo sa kanë harxhuar realisht.

Për këto fatura banorët shprehen se u kanë ardhur gjatë periudhës kur janë marrë sahatët e  vjetër për t'i ndërruar me matësit e rinj elektronikë. Në Fier ka nisur projekti i Bankës Botërore për vendosjen e 6000 matësave të rinj inteligjent.

I pranishëm në protestën e banorëve të Fierit kundër OSHEE, ka qenë edhe Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi.

" Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre?, - u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

?Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar. Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit?- u shpreh Baçi.