TIRANE-Një vit nga protesta e dhjetorit të kaluar që u mbyll pas miratimit të Paktit për Universitetin, një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës janë mbledhur paraditen e sotme përpara Korpusit duke protestuar.
Por cilat janë pakënaqësitë e tyre? Studentët janë shprehur për mediat se kushtet në konvikte vijojnë që të jenë të njëjtat, sipas tyre mizerabël, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që ata kanë, ndërkohë që pakënaqësi kanë shprehur edhe për tarifën e shkollës, bursën, bibliotekën dixhitale dhe cështje të tjera.Studentët që sot protestuan thanë se u organizuan vetë përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, mes tyre faqja 'Rezistenca Rinore'.