Report TV - Kukësi nën 'pushtetin' e mjegullës, vështirësohet qarkullimi i makinave

2020-01-22 0

Qyteti i Kukësit është 'pushtuar' nga një mjegull e dendur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Megjithëse në qytet nuk ka reshje dëbore, temperaturat e ajrit vijojnë të jenë në minus.

Në qytet dhe në zonat përreth ka prezencë të ngricave dhe të brymës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjegulla e dendur është përhapur edhe në një pjesë të madhe të Rrugës së Kombit duke kufizuar kështu shikueshmërinë e përdoruesve të këtij aksi rrugor.Po ashtu mjegulla është përhapur në të gjithë liqenin e Fierzës. Qarkullimi i makinave është bërë më i vështirë për shkak të kufizimit të shikueshmërinë.