Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Drejtoria e policisë së Elbasanit është kthyer në një vend peligrinazhi për personalitetet e haja që vizitojnë shqipërinë. Sot radhën për një takim me policët e Edmond Kosenit e kishte ministri i Brendshëm i Turqisë Tantan. Në axhendën e vizitës së tij tre ditore në shqipëri ai kishte dhe udhëtimin e tij me helicopter sëbashku me homologun e tij shqiptar Poçi, në policinë e Elbasanit.
Këmi arritur rezultate të mira në luftën e shkatërrimit të bandave dhe krimit ordiner i tha komisar Koseni dy ministrave. Kemi patur suksese edhe në luftën e trafikut të drogës dhe klandestinëve tha Koseni.
Për luftën kundër krimit të organizuar, Koseni kërkoi ndihmë në automjete, infrastrukturë policore dhe specializime. Pjesa më e madhe e takimit me drejtuesit e policisë së Elbasanit është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Burime të Tv Klan thanë se shqetësim ka qenë lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës që niset nga Turqia dhe nëpërmjet rrugëve të njohura ballkanike kalon nëpër korridorin Kapshticë ? Durrës, pjesa më e madhe e së cilës kontrollohet nga prefektura e policisë së Elbasanit.
Si përfundim u vendos binjakëzimi mes policisë së Elbasanit dhe asaj të Ankarasë, mes policisë së Tiranës dhe asaj të Stambollit dhe mes policisë së Vlorës dhe asaj të Izmirit./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj