E moshuara në kushte ekstreme ekonomike bën apel për ndihmë...reagon deputetja Gjylameti

2020-01-22 0

Fati deshi që 80 vjecarja Zyme Shaba, gjatë gjithë jetes së saj të përndiqet nga dhimbja.
Aktualish ajo jeton në zonën e kombinatit fare e vetme ku prej kohësh qendron e paralizuar dhe e e verber
Ajo ka 2 femije, një djalë me të cilin ka humbur kontaktet, nderkohë dhe vazja e saj e cila po ashut është në gjëndjë jo të mirë shendetsore dhe e ka te pamundur ta ndihmojë
Zyme Shaba përvec pensionit nuk mer asnjë ndihmë tjeter ekonomike nga qeveria.
Dhe kërkon dike që të kujdeset për të për kohën që I ka mbetur dhe nga pamundësia ekonomike për ta paguar kërkon ti lerë shtëpinë ku banon aktualisht.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv