Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Nënkryetari i grupit parlamentar të rendit dhe SHIK-ut deputeti i PD Shaban Memia ka denoncuar sot strukturat e ministrisë së Rendit për përfshirje në trafikun e drogës.
Shaban Memia:- ?Për fatin e keq Shqipëria është kthyer në trampolinën e trafiqeve dhe është bërë problem i fqinjve dhe rajonit pasi në harkun kohor prej dy muajsh nga vendet fqinj dhe institucionet e tyre janë kapur rreth mbi 6 ton drogë, përveç disa dhjetra kilogramëve kokainë e pastër dhe drejtoria përkatëse e anti-drogës deri sot ka qenë krejt ineficente, çfarë dëshmon dhe për implikimin e tyre pasi gjithë këto sasira kanë kaluar në dogana?.
Sipas tij vendi është nën presionin e trafiqeve dhe vetëm një zgjidhje e re politike do të nxirrte atë nga kolapsi. Socialistët tha ai përdorin ndryshime në qeveri për të justifikuar dështimin e plotë të tyre./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego