Pas ?The Guardian? dhe ?Financial Times?, është agjencia më e njohur e lajmeve ekonomike në botë ?Bloomberg?, ajo që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë historisë së Piramidës dhe transformimit që do të pësojë ajo me projektin e Bashkisë së Tiranës.
?Bloomberg? shkruan se kjo godinë e projektuar si muzeu i ish-diktatorit Hoxha në kohën e komunzimit, do të shndërrohet shumë shpejt në një qendër multifunksionale edukimi të teknologjisë për të rinjtë. Më tej ?Bloomberg? nënvizon se kjo godinë që sot i ngjason një ngrehine, fsheh potencialin për t?u bërë një nga strukturat më të gjalla dhe interesante në Europën Lindore.
Duke ftuar turistët që të vizitojnë Tiranën,?Bloomberg? shkruan se për një vizitor që vjen për herë të parë, Tirana është një qytet i pastër dhe i rregullt, që drejtohet nga një administratë progresive e cila po inkurajon sipërmarrjen dhe inovacionin.
Shkrimi i plotë:
Piramida, marrëzia komuniste që do të rilindë si qendër invacioni në Tiranë
Nga Richard Vines, Bloomberg
Ngjan si një park fantastik skateboard-i apo qendër tregtare moderne të braktisur, me sipërfaqen e saj të paanë e të pjerrët prej betoni të shkarravitur me graffiti, dhe panelet e zymta prej xhami, por kjo ndërtesë në kalbje e sipër është një nga monumentet më të rëndësishme të Europës, që i ka mbijetuar komunizmit, dhe është gati të transformohet.
Piramida e Tiranës u ngrit për të lartësuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha menjëherë pas vdekjes së tij në vitnin 1985. U deshën tre vjet për ta ndërtuar anash bulevardit kryesor të qytetit dhe u çel me një ceremoni madhështore në tetor 1988. Sipas faqes InfoAlbania, ajo ishte vepër e katër arkitektëve: e të bijës së Hoxhës, Pranvera Hoxha, e bashkëshortit të saj, Klement Kolaneci, si edhe e Pirro Vasos dhe Vladimir Bregut.
E veshur me pllaka mermeri të bardhë dhe një yll të kuq mbi krye, ajo ishte një ndërtesë goditëse. Brendia natyrisht zotërohej nga një statujë e diktatorit dhe vetë ndërtesa ishte një vend pelegrinazhi për një shtet të ashpër komunist, që lartonte kultin e individit. Ceremonia e hapjes ishte një çast krenarie për Shqipërinë dhe filmimet e ngjarjes shfaqin zyrtarë që ecin midis nxënësve të shkollave të lëvizjes së rinisë komuniste.
Kishte vetëm një problem të vogël ? regjimi komunist ra në vitin 1990, dy vjet pasi u përfundoi ndërtimi i Piramidës, dhe reputacioni i Hoxhës u shkatërrua së bashku me të. Ndërtesa u mbyll dhe më pas u transform disa herë: qendër konferencash; sallë për festivalin kombëtar të xhazit; sallë leksionesh; teatër; vendstrehim për shtabin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë; shtëpi e një stacioni televiziv; e madje, edhe si klub nate.
Është braktisur prej kohësh dhe qëndron e mbyllur për publikun. Madje, në vitin 2011 Këshilli Bashkiak i qytetit vendosi ta prishte, por shpëtoi pas neë sëirl protestash, e më në fund, sipas Joni Baboçit, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban të Tiranës, bashkia ka një plan për ta rivënë në përdorim. Ndërtesa do të ri...