KLSH konstaton problematika ne sektorin e peshkimit

2020-01-22 3

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë problemesh përsa i përket punës së Ministrisë së Bujqësisë për zbatimin e politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës. Në auditin për vitin 2019 theksohet se kjo ministri nuk ka hartuar dhe miratuar një sërë aktesh nënligjore duke dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës.

?Ligji i vitit 2016 ende nuk ka gjetur zbatim si rezultat i mos miratimit të Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë duke penguar kështu zhvillimin e këtij sektori?, thuhet në raportin e KLSH-së. Gjithashtu theksohet se anijet e peshkimit kryejnë aktivitet pa pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik.

Sipas KLSH, mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm. Në audit konstatohet se Inspektorati i Peshkimit nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme dhe mjete logjistike të përshtatshme për të inspektuar të gjithë vijën bregdetare.

?Mos prania e inspektorëve në momentin e kthimit të anijeve të peshkimit, është një tjetër problem që nxit shkelje të tjera të legjislacionit të peshkimit?, thotë Raporti.

Pas këtyre konstatimeve KLSH ka dhënë 43 rekomandime për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës për të reduktuara këto probleme.

Tv Klan

Free Traffic Exchange