Stuhia e fuqishme ?Gloria? është përplasur mbi pjesën lindore të Spanjës, zyrtarët lidhin të paktën katër viktima me të.
Rajoni përreth Valencias dhe ishujve Baleare, u godit më rëndë, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta që kanë shkaktuar panik. Më shumë se 30 provinca në Spanjë janë vënë në alarm. Stuhia më pas u zhvendos në Francën jugore. Parashikuesit e motit në Francë thanë se stuhia ishte më e rënda në rajon që në 1982.
Përdoruesit e medias sociale në Spanjë kanë publikuar foto të rrugëve të përmbytura në Valencia dhe qytete të tjera spanjolle. Në Spanjë u raportuan erëra që kapnin shpejtësinë e 115 km në orë dhe dallgë të mëdha në brigjet e Mesdheut. Aeroporti i Alikantes u detyrua të mbyllej çka bëri që të anuloheshin shumë fluturime.
Stuhia ?Gloria? mbërriti në Francën jugore duke e vendosur të gjithë rajonin në alarm. Dhjetëra policë shtesë dhe zjarrfikës u dislokuan në rajon. Disa autostrada u mbyllën. ?Gloria? është stuhia më e rëndë që godet rajonin në sezon dimri që nga janari i 1982. Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të rënda edhe në tetor të vitit të kaluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gloria#Stuhi#TopChannel