Report TV -Ministria e Brendshme: S'kemi drogë për të trajnuar qentë! Çela letër prokurorëve

2020-01-21 0

TIRANË- Ministria e Brendshme i është "ankuar" Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë. Për këtë arsye, Kryeprokurori Olsian Çela u ka dërguar një letër drejtuesve të prokurorive për të pasur me tepër bashkëpunim me uniformat blu.

Në letrën që mban datën 14 janar të vitit 2020, siguruar nga gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, Çela u ka kërkuar prokurorëve që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me policisë për të gjitha rastet për t'i informuar mbi çështje ku janë sekuestruar lëndë narkotike, që të mos asgjësohet, por t'u vihet atyre në dispozicion.