Dallgë gjigande e përmbytje të mëdha ka sjellë në brigjet lindore të Spanjës, stuhia e fuqishme ?Gloria? që i ka marrë jetën 4 personave.
Erërat e forta që arritën një shpejtësi prej 115 kilometrash përmbytën dhjetëra banesa e rrugë përgjatë brigjeve të Valencias dhe në zonat e banuara bregdetare përreth, ku deti hyri disa metra në tokë.
Viktimat u shkaktuan si nga aksidentet rrugore, përmbytjet por edhe nga dëmtimet e disa banesave si në rastin e një pallati, të cilit iu shemb fasada.
Zona e Valencias dhe ishujt Baleare janë më të prekurit nga kjo stuhi. Megjithatë erërat e forta të shkaktuara prej saj u shtrinë deri në Barcelonë, madje edhe në brigjet jugore të Francës.
Në lartësitë e maleve Pirenej, stuhia shkaktoi reshje të dendura dëbore. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për stuhinë më të fortë në këto zona prej vitit 1982.
Tv Klan