Bie kerkesa per marrje kredie per banesa

2020-01-21 0

Edhe pse tërmeti shkaktoi dëme në më shumë se 12 mijë banesa, bankat raportojnë se kërkesa për kredi gjatë periudhës së fundit të vitit ishte në rënie krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa për financim për blerje banese për individët ra 10 pikë përqindje nga një tremujor më parë, dhe 5 pikë përqindje nga fund i vitit 2018-ë, duke mbajtur poshtë balancën për financim.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues nga Banka e Shqipërisë, individët në këtë periudhë u drejtuan për të marrë borxhe me fajde në burime informale, ndërsa tërmeti dekurajoi ata që kërkonin blerjen e një shtëpie.

?Rënia e kërkesës për kredi në tremujorin e fundit të vitit, sipas gjykimit të bankave u nxit nga përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive nga bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, nga zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe nga tërmeti i datës 26 Nëntor.?

Por bankat presin një shtim të kërkesës gjatë këtij viti, ndërsa kanë lehtësuar kushtet për kreditë për shtëpi.

?Në tremujorin e parë të vitit 2020, bankat planifikojnë lehtësim të standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë, si konsum dhe blerje banese?.

Sipas vrojtimit, bizneset ulën kërkesën për kredi, duke raportuar tkurrje të investimeve.

Tv Klan