http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje këtë të martë u kremtua 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes.Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili shprehu mirënjohje për kontributet e dhëna nga kjo Shtëpi.Kryeparlamentari deklaroi se Kongresi i Lushnjes u vu në dispozicion të mbrojtjes së Shqipërisë dhe nisi pluralizimi demokratik.?Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi ndërtimi i administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit. Kjo shtëpi dhe ky Kongres u vunë në dispozicion të mbrojtjes së Shqipërisë dhe u shndërruan në një shtëpi e kongres historik, për arsye të vendimeve që u morën. Kongresi i Lushnjës pati një rrezatim kombëtar e popullor, u prit me entuziazëm e besim prej shqiptarëve dhe u bë sintetizues dhe gjenerues i energjive të kombit. Në vitet e para të jetës parlamentare çelën filizat e parë të pluralizmit demokratik.?Gramoz Ruçi shtoi më tej se delegatët e Kongresit të Lushnjes dhe veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë nga kombi dhe do të jenë gjithmonë pjesë e historisë.?Vizioni, vendosmëria dhe kontributi i tyre e bënë Shqipërinë me Parlament. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër që nuk do të harrohet edhe deputetëve të parë të Shqipërisë, të caktuar nga Kongresi i Lushnjës. Këta u bënë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar dhe për këtë fakt historik kombi dhe historia do tu jenë përjetë mirënjohës.?