PD kundër Artur Metanit: Shërbëtor i Ramës, u shkel Kushtetuta - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-21 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Partinë Demokratike është antikushtetues.Sekretari Ligjor në selinë blu, Çlirim Gjat, në një deklaratë për mediat këtë të martë, e akuzoi Metanin si shërbëtor të kryeministrit Edi Rama.Sipas tij, me emërimin e Metanit në krye të ILD u kap edhe një tjetër institucion drejtësie.?Me urdhër të Edi Ramës emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të drejtësisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin, vartësin e Kryeministrit, Artur Metanin, vëllanë e deputetes ish-ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë.?Çlirim Gjata pretendoi se për të vendosur Artur Metanin kryetar të ILD është shkelur Kushtetuta. Për demokratin, ai nuk mund ta mbajë këtë post pasi ka qenë funksionar politik më parë.?Si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë ?funksionar politik?, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.?Artur Metani u zgjodh të hënën në seancë plenare me 98 vota pro si kryetar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Emërimi i tij shkaktoi reagime nga ana e opozitës pasi ai është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni.

Free Traffic Exchange