Gjysmëvjetori i dytë, disa Shkolla në Tetovë i gjen me probleme të pazgjidhura. Edhepse objekt i ri, në Shkollën e mesme të mjekësisë ?Nikolla Shtejn? gjatë të reshurave uji depërton nëpër klasa, ndërsa edhe muri i shkollës ka filluar të rrënohet. Me probleme të ngjashme ballafaqohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore në Xhepçishtë.