Dalja e 'të fortëve' nga burgu! Kërkon lirimin nga qelia edhe Shullazi, por gjykata refuzon

2020-01-21 1

TIRANE-Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij për liri. Pas lirimit të disa të dënuarve për vrasje, të fundit të bandës së Durrësit, nuk hezitoi që një tentativë të tillë ta bëjë edhe Emiljano Shullazi. Ai depozitoi një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, teksa ndodhet në burg.

Shullazi me grupin kërkonin zëvendësimin e masës me argumentin se prokuroria e posaçme nuk ka dalë me vendim për riaktivizimin e masës së sigurisë dhe sipas tyre qëndrimi në burg po mbahet nga një institucion i ri, me një vendim të një institucioni të vjetër sikur ishte gjykata e krimeve te renda. Por kërkesa e grupit të Shullazit u rrëzua nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra.

Free Traffic Exchange