Shqipëria 100-vjet parlamentarizëm/ Ruçi: Në Kongresin e Lushnjes nisi Konsolidimi i kombit

2020-01-21 1

Sot me 21 Janar 2020 parlamentizimi shqiptar do të mbush plotë një shekull. Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori dhe të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës. Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend. Kongresi i Lushnjes më 1920 krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ.

Ndërkohë në kuadër të veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës. Ndërsa sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet edhe celebrimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare. Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, sot, më datë 21 janar, do të zhvillohen veprimtaritë e mëposhtme: