Report TV - Dalja e 'të fortëve' nga burgu! Kërkon lirimin edhe Emiljano Shullazi

2020-01-21 1

TIRANE-Pas lirimit të disa të dënuarve për vrasje, të fundit të bandës së Durrësit, nuk ka hezituar që një tentativë të tillë ta bëjë edhe Emiljano Shullazi. Ai ka depozituar një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë. Aktualisht Shullazi ndodhet në burg, ndërsa kërkon lirimin nga qelia për të vijuar gjykimin në apel me një masë më të lehtë.

Shullazi me grupin kërkojnë zëvendësimin e masës me argumentin se prokuroria e posaçme nuk ka dalë me vendim për riaktivizimin e masës së sigurisë dhe sipas tyre qëndrimi në burg po mbahet nga një institucion i ri, me një vendim të një institucioni të vjetër sikur ishte gjykata e krimeve te renda

Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë. Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës, cështja vijon që të shtyhet.