Report TV - Sot 9-vite nga 21 Janari, familjarët homazhe në bulevard ku u vranë 4 protestuesit

2020-01-21 0

Në 9-vjetorin e 21 Janarit, familjarët e katër viktimave të shoqëruar nga disa deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe në bulevard, në vendin që u ekzekutuan. Në këtë 21 janar nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë në krye të Presidencës së OSBE-së. Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në bulevard zgjati vetëm pak minuta. Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.