Dita e dytë në Ukrainë, Rama sot në zonën e prekur nga konflikti në lindje: Dua ta shoh vetë

2020-01-21 0

Në ditën e dytë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së do të vizitojë një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë. Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka postuar një video nga aeroporti  ushtarak Chuguev në Kharkiv, i shoqëruar nga delegacioni. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.

"Në Ukrainën Lindore dua të shoh personalisht situatën dhe ndikimin praktik në terren të misionit të monitorimit. Jemi të vendosur për të ndihmuar që të sjellin një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre që janë prekur në mënyrë brutale nga konflikti. Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, por e dimë se ka dicka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, për të ndihmuar që të lehtësojmë sa shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm" tha ai dje.