Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Vdes pas një aksidenti një 33-vjeçar nga Vlora. Këtu jemi në rrugën Vlorë ? Sarandë, në kthesat e Llogarasë. Kamioni me targa të Vlorës i drejtuar nga 33-vjeçari Lefter Noti pasi kishte marrë ngarkesën po kthehej drejt qytetit të tij. Por pikërisht në kthesat e Llogarasë kamionibatohet anash dhe rrëzohet.
Sipas policëve rrugor kamioni në momentin e kthesës është batuar pasi ngarkesa çimento ende e lëngët është grumbulluar në një pikë nga ana e kundërt e kthesës. Në këtë moment shoferi nxjerr kokën për të parë jashtë dritares dhe vetëm pas disa sekondash kamioni rrëzohet dhe kabina i zë kokën duke i shkaktuar menjëherë vdekjen.
Aksidenti i djeshëm i shoferit nga Vlora risjell edhe njëherë për shoferët që kalojnë kthesat e Llogarasë, rrezikshmërinë shumë të madhe të kësaj rruge./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj