Metani në krye të ILD me 98 vota/ Deputetët “surprizojnë” me fjalimet në këtë seancë të parë

2020-01-20 0

Të zgjedhurit socialistë bashkë me ata që hynë si deputete përmes listave të PD dhe LSI, pas gati një muaj pushime iu rikthyen jetës parlamentare.


Ne seancën e parë u miratua me 98 vota Artur Metan si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, institucion i ri, si pjesë e reformës në drejtësi.

Sfidat e kësaj legjislature parlamentare tha kreu kuvendit Gramoz Ruci janë të shumta por ai e vendosi theksin në ligjet që lidhen me cilësinë e ndërtimeve.

?Legjislacioni i ri duhet të parashikojë rregulla të rrepta për ndërtimet, verifikimin e aftësive përballuese të ndërtesave ekzistuese, edukimin dhe kulturën antisizmike të popullsisë dhe kushtet ligjore-financiare të banesave?, shprehet kreu i Kuvendit.

Kjo legjislaturë e re parlamentare përkon me kremtimet e 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar. Deputetëve iu prezantua sistemimi i ri elektronik i votimit por retorika e tyre politike nga foltorja e parlamentit mbeti edhe njëherë tjetër në klasë.

?Vetes i kam servirur dhe rezervuar instiktin e kombtaristit! Sidomos në këtë ?seksion? të ri parlamentar. Shqipëria është në majën e agjendës perëndimore të zhvillimit?, ka thënë Vullnet Musai.

Protagonizmi i Kujtim Gjuzit ishte qershia mbi tortë.

?Unë e përdor fjalën zog nëne por zot nëne dhe kur dua të përdor fjalën burg e përdor ndonjëherë edhe bujq, sepse bujq ju themi kur fusim kafshët, në momente të caktuara. Ç?a ke që tund kokën ti, nuk të pëlqen?? kanë qenë batutat e Kujtim Gjuzit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Legjislacioni# ILD#TopChannel