BERAT- Nga Berati ku zhvilloi disa takime me strukturat e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi u shpreh se banorët e këtij qarku janë të pakënaqur nga qeverisja dhe protestojë çdo ditë kundër saj. Ai u shpreh i gjithë qarku i Beratit, për shkak të keq qeverisjes që ka ndodhur në këto 7-vite, ka krijuar një potencial të madh për të sjellë ndryshimin në vend,nëpërmjet besimit ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Bardhi shtoi se strukturat e degës së PD-së së Beratit janë të mobilizuara për betejat që do të vijnë.